21. “BAZAT E EKONOMISË”

09.02.2011

Ndonëse edhe Aristoteli kishte bërë fjalë për tregtinë, ekonomia, si disiplinë shkencore, paraqitet nga mesi i shekullit të 18-të dhe është e vjetër mbi dy shekuj. Si shkathtësi praktike, ekonomia u paraqit që në fillim të zhvillimit të bashkësisë njerëzore, ndërkaq një zhvillim më të hovshëm e shënoi në kohën kur njerëzit filluan të prodhojnë sasitë e para të produkteve përtej nevojave të tyre të domosdoshme. Edhe pse sot jetojmë në shtete të organizuara në mënyrë bashkëkohore, deri në ditën e sotme janë bërë fare pak ndryshime në esencën e marrëdhënieve ekonomike… 

Prapa