10. “EKONOMIA NDËRKOMBËTARE I”

09.02.2011

“Ekonomia ndërkombëtare I” - teoria dhe politika ekonomike, përmban dhe zbërthen atë se me çka merret ekonomia dhe teoria e tregtisë ndërkombëtare, përmban dhe zbërthen produktivitetin e punës dhe përparësitë krahasuese: modeli rikardian.

Po ashtu, përmban dhe zbërthen ekonominë njëfaktoriale dhe dyfaktoriale, humbjet për shkak të mosekzistimit të tregtisë, shpenzimet e transportit.

Pastaj, efektet e tregtisë ndërkombëtare të ekonomive dyfaktoriale, ekonominë politike të tregtisë, provat empirike të modelit Heckscher-Ohlin, shpërndarjen e të ardhurave dhe fillet e teorisë tregtare, modelin standard të ekonomisë tregtare, shtyrjen e lakores RD, doganat dhe mbështetjet eksportuese, prezantimin e baraspeshës ndërkombëtare me lakoret e ofertës, ekonominë e vëllimit, konkurrencën jolojale, konkurrencën monopolistike, tregtinë brend-industriale, masat kundër rrëzimit të çmimeve si proteksionizëm, ekonominë eksterne, lëvizjen ndërkombëtare të faktorëve të prodhimit, borxhet dhe huat ndërkombëtare, investimet e huaja të drejtpërdrejta dhe firmat multinacionale, po ashtu tregtinë e ndërmjetkohshme, politikat e tregtisë së jashtme, veglat e politikës së tregtisë, doganat dhe kuotat e importit në prezencë të monopolit, ekonominë politike e politikën tregtare, argumentet për tregtinë e lirë, shpërndarjen e të ardhurave dhe politikën tregtare,  negociatat ndërkombëtare dhe politikën tregtare, politikën tregtare të shteteve në zhvillim, liberalizimin tregtar, globalizimin dhe punën e paguar dobët, etj.

Prapa